Pak shpresa në deklarimet e zyrtarëve për heqje të shpejtë të vizave [video]

E publikuar: 03/11/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fundi i këtij viti e më së largu janari i vitit të ardhshëm do të jetë koha kur Kosova do të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave, raporton KTV. Këtë e ka rikonfirmuar ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në komisionin për Integrime Evropiane.

Por, besimi në deklaratat e zyrtarëve shtetëror tashmë është zbehur në masë. Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike ka thënë se edhe deklarimet se pas MSA-së shpejtë do të ketë edhe lëvizje të lirë nëpër Evropë, kanë qenë deklarime vetëm sa qytetarët për pak të harrojnë zhvillimet e fundit në skenën politike, raporton Koha.net.

Analisti Artan Muhaxhiri më nuk i beson asnjë deklarimi të zyrtarëve shtetëror, sepse thotë se prej vitesh kanë mashtruar qytetarët. Thotë se ende nuk janë plotësuar kriteret kryesore nga Kosova e kësaj vonese po i kontribuon edhe kriza politike.