Kanë mbetur edhe tre orë para ndërrimit të moteve për të prekur vitin 2016, ndërsa ka kaluar një orë nga koha e paraparë për fillimin e koncertit festiv në sheshin “Zahir Pajaziti”, por në shesh shihet një numër shumë i vogël i qytetarëve.
Ky shesh si dhe sheshet tjera të kryeqytetit, duken të qeta, pasi deri në këtë kohë shihet të ketë shumë pak qytetarë.
Po ashtu, forca të Policisë së Kosovës vërehen nëpër sheshe, derisa nuk është raportuar për ndonjë incident deri tani. /KP/