Një familje u befasua kur zbuloi se fqinji i tyre i moshuar para se të vdiste i kishte lënë vajzës së tyre 2-vjeçare dhurata Krishtlindjesh për 14 vite.
Ken Watson, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare, jetoi afër familjes së Owen dhe Caroline Williams në Barry, Vale of Glamorgan dhe ishte mjaft të lidhur me vajzën e tyre Cadi.
Ai u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës dhe vajza e Ken trokiti në derën e Williams për t’i ofruar dhuratat që i kishte lënë babai.
“Vajza e fqinjit tim, Jenny erdhi dhe trokiti në derën time. Kishte një qese të madhe plastike. Ishte një thes i madh me dhurata për Cadin për 14 vitet e ardhshme,”-tha Oëen. “Ishte një ndjenjë e këndshme. Ai ishte shumë i dashur për Cadin dhe i la nga një dhuratë Krishtlindjesh çdo vit.”
Ken la dhurata për vogëlushen në mënyrë që Cadi të merrte dhurata nga ai çdo vit derisa të bëhej 16 vjeç. /oranews/