Pak para nisjes së protestës, pjesëtarë të Policisë vendosen para hyrjes së ZRRE-së

E publikuar: 11/04/2025 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur sot e ku siç raportohet është marrë vendim për rritje të çmimit të rrymës deri në 16%.

Ndërkohë sot në orën 12:00 do të mbahet protesta e dytë për të kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, shefi i këtij institucioni, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar që të tregojë për gazetarët se sa % është shtrenjtuar rryma.