Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Jemi kundër venditmit qe te mos certifikohen katër prej parties, gjithsej katër bjen ndesh me Kushtetuten, mendoj eshte absurde vendimi pershkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani.
Madje ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, ai ka thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së në atë kohë ka vepruar ndryshe./eko/
















