Edi Rama tha se demarkacioni ishte problematikë e shpikur e politikës kosovare, Ramush Haradinaj ia ktheu në Facebook se ai e ka më mirë të merret me shpikjet në Shqipëri se atje i ka të bollshme.
Kjo u mendua të jetë një përplasje në mes të kryeministrit kosovar e atij shqiptar, por ballafaqimi është kufizuar veç në “përplasje gotash”.
Kështu të paktën duket në një foto të postuar nga Edi Rama në Facebook, ku bashkë me Haradinajn shihen të buzëqeshur duke cakërruar gotat me shampanjë.
Fotoja është realizuar në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj – siç njofton vet Rama në përshkrimin e fotos.
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve”, shkruhet mbi foto.




















