Pajaziti s’kam pa gjë të hairit në qeverisjen e Hazirit

E publikuar: 30/08/2017 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thotë se nuk ka parë asnjë gjë të hairit në qeverisjen e fundit të Lutfi Hazirit dhe LDK-së në këtë komunë.

Pajaziti thotë se do t’i ofrojë një program të veçantë qytetarëve të Gjilanit, dhe do të kthejë Gjilanin nën udhëheqjen e PDK-së.

LEXO EDHE:

Lista e kandidatëve të NISMA-s për asamble komunale në Gjilan

“Nuk kam parë asgjë të hairit në qeverisjen e Hazirit. Do të doja të shihja. Kërkesat e qytetarëve nuk janë përmbushur”, ka thënë ai./koha.net/