Borut Pahor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë nga Beogradi të shtunën ka folur në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka kërkuar që ta formohet Asocacionin e Komunave Serbe.
“Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë, u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, shtoi Pahor.
Pahor ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.
“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai, raporton RTV
Ai theksoi se mendon se projekti Ballkani i Hapur është krijuar në mënyrë që disa probleme, të cilat duken të pazgjidhshme, të zgjidhen nëse i bashkohen Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Ndryshe, Pahor qëndroi për një vizitë disa ditore në kryeqytetin serb.