Pahor: Kosova “s’ka nga luan” me Asociacionin

E publikuar: 07/09/2022 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pahor-Osmani

Pahor-Osmani

Nuk ekziston ndonjë alternativë për Asociacionin e komunave serbe, ndaj Kosovës nuk i mbeten shumë mundësi të tjera përveçse të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti slloven, Borut Pahor u përpoq të tregonte se autoriteteve kosovare nuk i mbeten shumë mundësi lëvizjeje.

“Kosova dhe Sllovenia kanë shumë këndvështrime të njëjta për çështjet problematike në botë, por kemi edhe dallime, dhe një prej tyre është për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një nga marrëveshjet është për Asociacionin. Presidentes Osmani i kam thënë që, ndonëse mbështes Gjykatën Kushtetuese, pres të gjendet një zgjidhje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Përderisa nuk ka propozime dhe alternativa, vlen marrëveshja e arritur më parë”, tha Pahor.

Osmani kujtoi se Kosova ka zbatuar 99 për qind të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, por për çështjen e Asociacionit vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Ne nuk mund të krijojmë entitet mono-etnik, përderisa bazamenti në të cilin është ndërtuar Kushtetuta jonë është multi-etniciteti”, tha ajo teksa shtoi se Serbia vetë ka shumë marrëveshje të pazbatuara, ndërsa kishte diçka për të thënë për edhe për Listën Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë.

Lista Serbe është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale….

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës. Ai gjendet aktualisht në arrati./tch/