Një çift nga një fshat i vogël në Afganistan pagëzuan fëmijën e tyre të sapolindur me emrin e presidentit amerikan, për shkak të ngjyrës së flokëve me të cilët fëmija i tyre erdhi në këtë botë, por edhe me dëshirën që të jetë i pasur si Donald Trump, por ky vendim u solli telashe.
Në fakt, të afërmit e tyre dhe fqinjët ishin aq të hidhëruar me vendimin e kësaj familjeje, duke i dhënë fëmijës një emër jo mysliman dhe babai i fëmijës Asadulah Poja u detyrua së bashku me familjen të zhvendoset në Kabul.
Ai ka marrë kërcënime për vdekje përmes internetit, transmeton AP.