Sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi do t’i dyfishohet paga nga edicioni i ardhshëm.
Lionel Messi ka një arsye të madhe për të mos u larguar nga Barcelona.
Përveç se vazhdon të jetë futbollisti kryesor i ekipit, sulmuesi do të shpërblehet nga klubi me rritje të konsiderueshme të pagës.
“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se nga edicioni i ardhshëm, reprezentuesi argjentinas do të përfitojë 40 milionë euro në vit.