Paga mesatare në Slloveni 1,169 euro -zbulohen pagat në sektorët më të paguar

E publikuar: 16/11/2020 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paga mesatare neto në Slloveni ishte 1,169 euro në shtator dhe paga bruto ishte 1,799 euro.

Shumat e pagës bruto dhe neto të shtatorit janë nominalisht më të ulëta me 0,1 për qind krahasuar me gushtin, njoftoi sot Byroja Sllovene e Statistikave, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Pagat në sektorin privat, sipas treguesve të fundit, ranë me 1.3 për qind krahasuar me gushtin, ndërsa pagat në sektorin publik u rritën me 0.3 për qind.

Paga mesatare më e lartë bruto u është paguar punonjësve në sektorin financiar dhe të sigurimeve, në vlerë prej 2,533 euro. Në të njëjtën kohë, pagat bruto ranë më së shumti në sektorët e furnizimit me energji elektrike, gaz dhe avull, me 9 për qind, kryesisht për shkak të pagesave më të ulëta të jashtëzakonshme në shtator.

Rritja më e madhe e pagave, prej 2.9 për qind, u regjistrua në arsim. Në periudhën janar-shtator 2020, paga mesatare mujore në Slloveni u rrit me 5.5 për qind në terma nominalë në nivel vjetor, dhe në terma realë me 5.3 për qind.

Në shumicën e industrive, dhe kryesisht në shëndetin dhe mbrojtjen sociale, pagat regjistruan një rritje prej 12.9 për qind, ndërsa në industrinë e mikpritjes ato ranë me 1.9 për qind, transmeton KosovaPress.