Janë të thirrur për të ndarë drejtësi, mirëpo ka raste kur edhe gjykatësit e prokurorët bëjnë shkelje. Bile, për këto arsye, disa nga ta po përballen edhe me ankesat që qytetarët parashtrojnë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.
Vetëm në muajt e parë të vitit 2015, 165 ankesa të këtilla janë adresuar në këtë organ. Ndërsa, në tërë vitin 2014, në zyrën e Prokurorit Disiplinor arritën mbi 550 ankesa.
Zyrtarët e Këshillit Gjyqësor, i kanë thënë Klan Kosovës se nga Zyra e Prokurorit Disiplinor kanë pranuar 15 raste përfundimtare për vitin 2014, ndërsa në tremujorin e parë kanë pranuar 12 raporte.
Pas këtyre raporteve, KGJK-ja ka suspenduar një gjykatës, ndërsa një tjetër e kanë përjashtuar nga puna. Ndërkohë kanë shqiptuar edhe masa si ulje page e qortime të ndryshme.