Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se gjyqtarët Kreshnik Vula me anësorët Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska e dëmtuan ekipin e tij duke thënë se ishin tendencioz.
Klubi i Llapit e ka dërguar një komunikatë, duke njoftuar se e ka paditur në gjykatë, trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokoli për akuza.
“Ne si bord jemi të indinjuar dhe të revoltuar për dëmtim të imazhit sportiv dhe për dëmtim moral. Në këtë mënyrë, kemi vendosur t’i drejtohemi organeve kompetente me padi në Gjykatën Themelore, ndërsa me shkresë do të njoftohen edhe Ministria e Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës”, thuhet ndër tjera në njoftim.