PADIJE e pushtetit! – Përparim Gruda: Qeveria në detyrë dhe në dorëheqje dallojnë!

E publikuar: 17/04/2025 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka sqaruar në “Politiko” dallimin mes qeverisë në detyrë dhe asaj të dorëhequr.

Gruda ka sqaruar se si është një qeveri në dorëheqje sipas Kushtetutës.

“Qeveria në dorëheqje është Qeveria, në të cilin kryeministri ka dhënë dorëheqje por ai duhet të shkojë në punë derisa të vije kryeministri tjetër dhe rrethana e dytë Qeveria e tij është rrëzuar në Kuvend me mocion mosbesimi dhe në atë rast kryeministri dhe ministrat e tij vazhdojnë të shkojnë në vendin e punës me përgjegjësi të kufizuara. Këto janë dy rastet e vetme në pikëpamje kushtetuese kur një Qeveri quhet në dorëheqje”, ka thënë Gruda.

Tutje, Gruda ka lexuar edhe nenin 30 të ligjit për Qeverinë, që ishte miratuar nga Qeveria Kurti.

“Neni 30 i ligjit për Qeverinë thotë, qeveria në dorëheqje konsiderohet në situatat në vijim, pas shpërndarjes së Kuvendit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, pas dorëheqjes së kryeministrit ose votimit të mocionit të mosbesimit”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, asnjëra nga këto rrethana nuk është përfundimi i mandatit të Qeverisë. /Gazeta10