Padi penale kundër Hillary Clinton

E publikuar: 09/08/2016 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në sulmet terroriste të Bengazit kanë paditur kandidaten e Partisë Demokratike për presidente, Hillari Klinton, në Gjykatën Federale, duke thënë se ajo është përgjegjëse për vdekjen e fëmijëve të tyre. Padia, e ngritur nga Patricia Smith dhe Çarles Ud, fajëson Hillarin se ka bërë deklaratë të rreme mbi vdekjen e Sean Smith, ish-specialist i komunikimit pranë Departamentit të Shtetit dhe ndërlidhësit të CIA-s, Tyrone Uds.

Sulmi ndodhi në mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 2012, kur ekstremistë islamikë sulmuan kompleksin diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, duke vrarë 4 pjesëtarë të personelit, përfshirë ambasadorin Kristofor Stevens, transmeton NBC. Sipas tyre, fajin për sulmin dhe për rrjedhojë edhe për vdekjen e djalit të tyre, e ka pasur Hillari, pasi nuk ka mundur të kontrollojë e-mailin e saj. Ata thonë se agresorët e kishin marrë çdo informacion nga e-maili i ish-sekretares të Shtetit Amerikan.

Paditësit pretendojnë edhe se Hillari gjatë fushatës, ka thënë gënjeshtra për rastin. Avokati i çështjes, Larry Klayman tha se Klinton ka mashtruar me qëllim që të rrisë imazhin e vetes dhe të frikësoje familjarët e viktimave. Familjet e viktimave të Bengazit janë shprehur se në zgjedhjet presidenciale mbështesin Donald Trampin.