Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt

E publikuar: 15/03/2025 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se dje e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Ai është shprehur optimist që procesi gjyqësor ndaj tij të përfundojë sa më shpejt.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se proces ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është në kundërshtim me normat juridike dhe humane.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruat Pacolli.