Gjermania tashmë njeh patentë shoferët e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Bundesrati votoi sot me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve.
Këtij lajmi iu gëzua kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili uroi të gjithë shqiptarët përmes Facebook-ut.
“Gjermania njeh patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria. Urime gjithëve”, ka shkruar ai.