Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij nga shteti afrikan, Burkina Faso, i cili së fundmi është përmendur në mediat serbe se do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Pacolli thotë se edhe përkundër lajkave e presionit nga Ivica Daciq, Burkina Faso nuk është dorëzuar.
Shkrimi i plotë i Pacollit:
Është impresionuese tē ndjesh seriozitetin dhe ndershmērinē me tē cilēn e trajtojnē Kosovēn disa vende afrikane tē cilat gjatē kēsaj periudhe tē fundit kanē qenē nēn presionin, lajkat, manipulimet e Serbisē pēr tē tērhequr njohjen e Kosovēs.
Ndaj e falēnderova nga zemra ministrin e jashtēm tē Burkina Fasos Alpha Barry, vend i cili na njohu nē njē moment shumē tē rēndēsishēm pēr Kosovēn. Burkina Faso nuk ēshtē dorēzuar para presionit tē ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohēsh vendin e tij. Ministri, pjesē e njē qeverie tē re, kērkoi informacione prej meje pēr ecurinē e dialogut dhe mē garantoi se mbēshtetja e Burkina Fasos pēr Kosovēn nē organizatat ndērkombētare, atē tē Frankofonisē dhe nē Interpol do tē vazhdonte.. E ftova tē vizitonte Kosovēn, ftesē qē u pranua me kēnaqēsi nga homologu im.
















