Kandidati i LDK-së për deputet, Islam Pacolli, bëri të ditur se propozimi prej 10 mijë eurosh për lindjen e katërt të fëmijës në çdo familje, do zbërthehet në tri vjet.
Megjithatë, ai deklaroi se në asistencën prej 10 mijë eurosh, nuk përfshihen shtesat për fëmijë, pasi thotë se kjo çështje është tjetër ofertë, njofton Klan Kosova.
”Jam shumë bindës se do të jemi në qeveri dhe do ta realizojmë”.
”Përveç shtesave të fëmijëve, sepse shtesat e fëmijëve duhet të rregullohen njëherë e përgjithmonë”.
”Sepse këta fëmijë që lindin nuk janë fëmijë socialë, por janë fëmijë të këtij vendit, që ata dikur bëhen si ne në këtë moshë dhe shtesat e fëmijëve janë të domosdoshme të rregullohen”.
”Unë jetoj në një standard si të gjithë qytetarët tjerë. Punoj i rregullt. Njerëzit kanë qejf ndoshta me rritë apo me bo skepticizëm, por kjo është logjike dhe do të kalojë e do të realizohet”.
”Në çështjen e shtesave të fëmijëve unë e kam përmendur edhe në legjilacionin e kaluar, por ka ardhur një propozim banal të cilin kam thënë okej si iniciativë për 10 euro, nuk është gjë, por kjo është ofendim”.
”Dhe qysh në atë kohë kam thënë minimum kam thënë shtesat e fëmijëve 50 euro e tutje, përndryshe ne po ofendojmë këtë popull”.
”Nuk është çështje fushate, ofendim nuk është kjo, por është përkrahje legjitime”.


















