Pacolli thotë se Serbia e ka njohur Kosovën (Dokument)

E publikuar: 05/08/2015 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

>Udhëheqësi i Byros Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia ‘de facto’ e ka njohur Kosovën, duke pranuar policat e sigurimeve.

Ai ka thënë se rezultatet e takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht për dakordimin që marrveshja e nënshkruar në qershor të implementohet, në mënyrë reciproke dëshmon se Serbia e ka njohur Kosovën.

“Siç ju kam njoftuar edhe më parë, në vijim keni policen e sigurimit kufitar apo policen TPL +, e cila është e vlefshme për territorin e Maqedonisë dhe të Serbisë. Rezultatet e takimit të sotëm në Bruksel, përkatësisht dakordimi që marrëveshja e nënshkruar në Qershor të fillojë të implementohet në mënyrë reciproke, dëshmon se Serbia ka njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli, për Indeksonline.