Kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e RE, Behgjet Pacolli, ka thënë se ekzektutivi i ri që do të dalë nga zgjedhjet në Kosovë do të përmbyllë njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë Pacolli e ka thënë me anë të një shkrimi në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Dikush qe e ka te ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në llogari të emrit tim, duhet pa hezitim, një orë e më parë të kërkoj falje, gjegjësisht ta korrigjojë shkrimin.
Kushdo që e ka problem ti kuptojë intervistat e mia, le të kërkoj ndihmë nga dikush tjetër, që është më i menqur dhe nuk është i frustruar.
Zgjedhjet e reja do të ofrojnë qeveri e cila do të përmbyllë menjëherë njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

















