Pacolli thotë se presidentja Osmani mblodhi krerët për të diskutuar edhe njohjen e paralajmëruar nga shteti afrikan

E publikuar: 09/02/2022 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, po thotë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mblodhi krerët shtetërorë të hënën në zyrën e saj, për të diskutuar edhe për çështjen e njohjes së paralajmëruar ditë më parë nga një shtet afrikan.

Kështu shkruan Pacolli, ndërsa thotë se këtë po e zbulon për ”hirë të transparencës” ndaj qytetarëve.
”Shumë njerëz më pyesin ( edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit.

Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona.

Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”, tha Pacolli në Facebook.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/482649609890602