Pacolli thotë se është liruar stomatologu Ibrahim Matoshi nga Gjilani i arrestuar në Serbi

E publikuar: 08/10/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, thotë se është njoftuar për lirimin e stomatologut, Ibrahim Matoshi, i cili është arrestuar në gusht të këtij viti në kufirin e Serbisë.
Pacolli ka shkruar në Facebook se u lajmërua nga Zyra Ndërlidhëse për lirimin e stomatologut të ndalur më 13 gush në kufirin e Serbisë, nën akuzat se ka kryer një krim lufte në shtator të vitit 1999.

Ministri i Jashtëm shkruan se Serbia duhet t’i ndalojë fushatat kundër kosovarëve dhe të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, transmeton Express.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Sapo morra informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do t’presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror. Edhe në këtë rast, sikurse në të gjitha rasttet tjera, po dëshmohet që lojërat dhe sjellja e Serbisë shkonë në kundërshtim total me të drejtat themelore të njeriut, me marrëdhëniet fqinjësore dhe me rregullat dhe vlerat e BE-së. Është koha e fundit që Serbia të ndalojë këtë fushatë dhe të resepektojë parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera me marrëveshjet e Brukselit. Lirimi i Matoshit na gëzon pa masë!

Cka te ka thonë McAllister per idenë e, sic e quani ju, korrigjimit te kufirit? Qysh e sheh ai ‘marreveshjen mes Kosoves e Serbise”/ A ta ka tregu qëndrimin e kancelares Merkel?