Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
“Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë.”
“Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim.”
“Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t’i mësohet edhe emri.”
“Ne kemi më pak se një vit deri te zgjedhet lokale dhe AKR po përgatitet për këtë, ku do të garojë në secilën komunë”, ka shtuar Pacolli.