U diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës
Kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidenti Meta me bashkëshorte, diplomatë, Ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilarë të Pavarësisë si mysafirë të vecantë të Ministrit të Jashtëm Pacolli.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, gjatë kësaj darke u diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi./21Media

















