Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka dhënë detaje pas vizitës që ka bërë në Hagë së bashku me ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.
Pas takimit me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pacolli tha se ata po mbahen pafajësisht në paraburgim.
Ai tha se qëllimi i vizitës ishte mbështetja për padrejtësinë që po ju bëhet.
“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”- tha ai.