Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.
Pacolli ka folur më pas edhe projektin e deputetit Ramiz Kelmendi për të punësuar gjysmë milionë njerëz.
“Prej fushatës elektorale kam digju se mund të hapen 250 mijë vende punë, por kjo është bë një praktikë për të cilën duhet të bëhet një kalkulim”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
“Nuk e di se si do të vepronte zoti Kelmendi në rastin e tij. Një milionë, apo gjysmë milioni vende pune janë shumë. Ky do të ishte një lluks që se ka asnjë vend në botë.”
“Besoj se ka punë në Kosovë për 500 mijë vende punë, por që është e pamundur të ndodhë tash.”
“Nëse ka reforma tash dhe ndodh rritja ekonomike mbi 12% atëherë mund të hapeshin 12 mijë vende pune”, ka thënë Pacolli.