Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk është i kënaqur me punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Sipas Pacollit, këtyre dy partive u mungon vizioni. E për partitë e opozitës Pacolli thotë se do të dëshironte një opozitë kompakte, të bashkuar të paktën në disa qëllime kryesore.
Ai për ‘Epokën e re’ ka thënë se ultimatumet nuk i duken ndonjë rrugë fort e studiuar që të çon diku.
Pacolli ka dhënë një vlerësim edhe sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet të themelohet në përputhje me këshillat e miqve ndërkombëtarë.
Duke folur për partinë që drejton, Pacolli ka thënë se ndjen nevojën e një AKR-je të re, të pranishme fuqimisht në skenën politike.
Ai thotë se nuk është i pazëvendësueshëm për ta drejtuar partinë.
Sipas tij, ka edhe të tjerë që do ta udhëheqin AKR-në me sukses. Pacolli ka treguar se është duke punuar intensivisht që Mimoza Kusari-Lila të vendosë pro udhëheqjes së AKR-së.