Pacolli, i zhgënjyer me pritjen e Princit

E publikuar: 19/03/2016 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shprehuar pakënaqësi për atë se si u prit Princi i Uellsit, Charles në Kosovë.

Pacolli shkruan në Facebook se Princi Charles në Beograd u prit më mirë dhe iu adresua Parlamentit, derisa një gjë e tillë nuk ndodhi këtu,

Sipas, Pacolli nikoqirit nuk mund t’i falet një gabim i tillë.

Shihni të plotë postimin e Pacollit:

Edhe pse nga Afrika, e përcjella se si u zhvillua vizita e princit të Ëellsit, Princit Charles në vendin tonë. Nuk mund ta paragjykoj a e kishte programuar agjendën ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke mos pasur besim tek veprimet e partive politike, apo ishte dështim i nikoqirit (institucioneve të Kosovës). Sidoqoftë një zhgënjim i madh për organizatorët duke ditur se princi në Beograd iu adresua parlamentit të Serbi. Një adresim në parlamentin e Kosovës do të ishte shumë me rëndësi dhe organizatorëve, gjegjësisht nikoqirit nuk i falet ky lëshim. Nga ana tjetër jam shumë krenar që ambientet e hotelit Sëiss Diamond ( sallat Diar dhe Artana) u bënë për pak ditë ambientet e princit. Me shumë respekt të madh do të shënohet kjo vizitë e rëndësishme në referencat e historikut të këtij hoteli.