Pacolli: Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës

E publikuar: 02/11/2017 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se pajtimi në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nga pranimi i Kosovës shtet i pavarur.

Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se ky pajtim duhet të ketë në themel edhe bashkëpunimin ekonomik.

Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës, si një realitet shtetëror i konsoliduar dhe me respekt të plotë të integritetit të saj territorial. Çdo model pajtimi duhet ta ketë në themel të vetin edhe ekonominë.