Pacolli: Nesër priten negociata të rënda, nuk lëshojmë pe

E publikuar: 04/08/2015 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, ka theksuar se nesër priten negociatat të rënda në mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë.
Mirëpo Pacolli ka thënë se pala kosovare nuk do të lëshojë pe, për atë që janë dakorduar më herët.

“Pas dështimit të palës serbe dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes para dy kryeministrave në Bruksel, pala serbe nuk e respektoi marrëveshjen dhe nuk ishte e gatshme. Shpresojmë që nesër do të jenë konstruktiv. Ne si palë nuk do të bëjmë lëshime në asnjë formë pa u zbatuar marrëveshja ashtu si është nënshkruar dhe ajo që vlen të theksohet është se do të ketë negociatat të rënda dhe të vështira. Asnjë ndryshim nuk pranoj, sepse janë në pyetje qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Kujtojmë që pas arritjes së marrëveshjes pala serbe kishte refuzuar zbatimin e lëvizjes së lirë, me arsyen se ende nuk është e gatshme.

Nesër pritet të zhvillohet një raund i ri negociatash në Bruksel në mes dy kryeministrave, Mustavës dhe Vuqiç me ndërmjetësimin e Brukselit./Indeksonline/