Pacolli, në mesin e 500 mysafirëve në dasmën e vajzës së Trump

E publikuar: 12/11/2022 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është një nga 500 mysafirët e huaj që janë të ftuar në dasmën e Tiffany Trump, vajzës së ish-Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

“Sot jemi në Palm Beach, Florida, ku vajza e Ish-Presidentit Donald Trump, Tiffany martohet me Michael Boulous. Në mesin e 500 mysafirëve ndërkombëtarë i ftuar është edhe z. Behgjet Pacolli si mik i familjes. Dasma po mbahet në resortin e njohur të Donald Trump, Mar-a-Lago”, ka shkruar Naim Murseli, këshilltar i Pacollit