Pacolli-Mustafës: Jeni kryeministër i Kosovës, e jo vetëm i familjes suaj

E publikuar: 18/01/2016 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli lidhur me deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa se do t’i bojkotojë udhëtimet për në Evropë, për mos liberalizimin e vizave, ka thënë se kjo gjë është fyese për qytetarët dhe se BE-ja nuk mund te akuzohet për dështimet e kryeministrit.
Pacolli i është drejtuar Isa Mustafës se ‘’ jeni Kryeministër i Kosovës, e jo vetëm i familjes suaj’’

Ja shkrimi i plotë i Pacollit:
‘’Në kontekst të deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa se do të bojkotojë udhëtimët në Evropë si “shenjë proteste” për mos liberalizimin e vizave.
Kjo deklaratë është fyese për qytetarët e vendit në radhë të parë. Nuk mund të akuzohet BE-ja për dështimet e juaja, Kryeminister. Kosova ka nevojë për BE-në më tepër së BE-ja për Kosovën
Kryeminister, nëse ështē nëvoja duhët edhe të presësh tek dyert e zyrtarëve të BE vetëm e vetëm që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohët levizja e lirë, pa viza.
Kryeministër, e di se ju jeni inatëqor i pakontestueshëm, por ju lutëm t’a kuptoni se jeni Kryeministër i Kosovës (Kosova ka nevojë shumë për BE-në) e jo vetëm i familjës së juaj. Kur nuk do të jeni më Kryeministër i Kosovës, atëherë meruni me tekët e inatët e juaja.’’