Pacolli mohon se u takua me Veselin e Haradinajn

E publikuar: 24/08/2017 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai po përgatitët për dasmën e mbesës Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka mohuar për një takim në mes tij dhe Ramush Haradinajt e Kadri Veselit. Pacolli ka sqaruar në llogarinë e tij “Facebook”, se në këto momente, sapo ka dalë nga një aheng familjar, duke i quajtur spekulim lajmet që kanë qarkulluar në media për takimin e orëve të vona në rezidencën e tij. “Derisa dikush po spekulon, une sa dola nga ahengu familjar ne pregaditjën e dasmes se mbesës time, Fatimës”, ka shkruar ai.