Lajmet

Pacolli: Miliona euro ia kam dhënë arrogantes Mimoza Kusari-Lila

10.05.2016 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Miliona euro ia kam dhënë arrogantes Mimoza Kusari-Lila

 

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për InfoPress ka thënë, se 90% ia ka kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit, dukë lënë anash çdo gjë tjetër nëpërmjet investimeve marramendëse, që janë më tepër se miliona. Sipas të njëjtit prej sjelljes arrogante të saj, janë bërë edhe largime nga AKR -ja

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar rëndë ish zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, për Gazetën InfoPress, ka thënë se, nuk matet vlera e fushatave të Mimoza Kusarit vetëm me mjete financiare, ose para, pasi janë vlera më të ulëta sesa vlera emocionale.

“Vlera e investimeve në dy fushatat e Mimoza Kusarit, nuk kalkulohen vetëm me mjete ose para praktike të cilat janë vlera më të ulëta se vlera emocionale e njerëzve që kanë punuar në atë fushatë, energjia që është investuar, koha e shumë tjera”, tha ai.
Pacolli ka theksuar se investimet e tij kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit janë marramendëse, siç thotë ai, më tepër se miliona.

“Unë personalisht gjatë tërë kohës, 90% ia kam kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit, dukë lënë anash çdo gjë tjetër. Këto të fundit janë investime marramendëse, më tepër se miliona. Unë fushatës së saj, i kam përkushtuar javë të tëra, e ju e dini se sa kushton dita ime. Fushatës së saj, nuk i ka munduar asgjë nga logjistika dhe përcjellja profesionale e mediatike”, thotë Pacolli.

Më tej, kreu i AKR-së, thotë së Mimoza Kusari u largua për arsye opurtuniste nga kjo parti.

“Largimi i saj nga AKR-ja, nuk është bërë për çështje parimore, por për arsye opurtuniste, interesa personale dhe nuk është diskutuar me askënd në AKR”, përfundon Pacolli.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, nuk është përgjejgur për Gazetën InfoPress, edhe pse ne i kemi shkruar dhe kemi provuar t’i telefonojmë, por kontakti me të ka qenë i pamundur, gjë që ka ndodhur për disa ditë rresht.

Më herët, Kusari – Lila, i ka bërë thirrje Pacollit për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë, mirëpo Behgjet Pacolli e ka quajtur të vogël ish zëvendësen e tij.

“Edhe pa Mimoza Kusarin kemi pasur vota. Ajo mos të më thërret në partinë e saj, sepse ajo është shumë e vogël për mua në këtë rast”, ka thënë Pacolli.

Pacolli shtoi se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së dhe edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë.

“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilwn, sepse ajo është sjellë në mënyrë arrogante”, është shprehur Behgjet Pacolli./gazetainfopress

 

 

.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje