Pacolli me Kastratin dhe Sylën angazhohen për t’i bërë zgjidhje Parashqevi Simakut

E publikuar: 14/12/2024 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së,  Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me humanistin Halil Kastratin dhe me ish-konsullin e Kosovës në Kanadë, Donat Syla,  me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Kjo pasi  në mediat sociale  qarkulloi me të madhe një video që po pretendon se paraqet artisten shqiptare Parashqevi Simaku teksa merr ndihma sociale në SHBA.

Pacolli ka thënë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” janë të gatshëm për ta ndihmuar ish-këngëtaren shqiptare me banesë dhe financiarisht.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !”, thuhet në postimin e Pacollit.