Kryetari i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se mbështet marshin paqësor të qytetarëve të Kosovës kundër arrestimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Në emër të AKR-së, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që përfundimisht të ndryshojë mënyrën se si qeveriset shteti dhe të tregoj seriozitet shtetëror në raport me Serbinë”.
“Dialogu duhet të ridizajnohet. Ne jemi për fqinjësi të mirë dhe raporte reciprociteti”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

















