Pacolli: Kosova duhet t’i ndërpresë menjëherë bisedimet me Serbinë

E publikuar: 24/07/2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrahim Pacolli, Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe kryesuesi i Grupit Teknik për Çështje të Sigurimeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i ndalë menjëherë bisedimet me Serbinë.

Ai në Info Magazinë të Klan Kosovës, duke folur për mos implementimin e marrëveshjes për Lëvizje të Lirë në mes Prishtinës e Beogradit, e cila duhet të hynte në fuqi, sot, me 24 korrik, ka thënë se arsyeja e moszbatimit vjen nga pala serbe dhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndalë menjëherë bisedimet me Qeverinë e Serbisë.

“Unë kisha bërë apel te Qeveria e Kosovës që t’i ndërprejë bisedimet, pasi nuk po respektohet kjo marrëveshje”.

“Pala kosovare nuk duhet të diskutoj asnjë minutë më tepër pa u qartësuar gjërat.

“Serbia po e sfidon Brukselin dhe po i pengon qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”.

“Palës serbe po i pengon diçka në këtë marrëveshje”, tha Pacolli.