Pacolli kërkon mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

E publikuar: 12/09/2017 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve z.Greg Delawie.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, shkruan infosot.
Duke e falënderuar ambasadorin për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës.
Z. Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë, njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës z.Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.
Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve.
“Mbështetja e SHBA-ve/ në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli./infosot

w