Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Kenia ka nisur partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat.
Pacolli tha se për këtë u deshën 7 vjet, të ndryshojnë tri qeveri e të ketë tetë vizita dhe mikpritje të shumë mysafirëve.
“Urime Kosovë! Kenia është një fuqi në kontinentin afrikan dhe Kosova nga tani duhet të shfrytëzojë potencialin nga ky partneritet i krijuar”, është shprehur Pacolli.