Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’i presin mirë bashkatdhetarët të cilët vijnë për pushime në Kosovë.
“Pa Diasporën tanë, Kosova do të ishte shumë mbrapa, sidomos ekonomikisht. Prandaj, i lus gjithë, afaristët, qeverinë, komunat, t’i mirëpresin bashkatdhetarët tanë sa më mirë, dhe të këtë shërbime sa më të mira për ta. Jo vetëm tani, por kur do që ata të vijnë”, ka thënë ai.
Përmes profilit të tij në facebook Pacolli është shprehur se ndjenë kënaqësi tek sheh Kosovën të mbushur me pozitivitet dhe energji, të cilën e sjellë ardhja e bashkatdhetarëve.
“Shoh që shumë bashkatdhetarë kanë filluar të kthehen në vendin e tyre për pushime. Është më të vërtet kënaqësi të shohësh Kosovën këto muaj, më të mbushur, më pozitive dhe më energjike”, ka shkruar Pacolli.