Pacolli: Homologu italian më tha se jam ekspert i diplomacisë

E publikuar: 25/01/2018 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomati kosovar, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i vendit, ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, se ka marrë lëvdata të mëdha nga Alfano.

“Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit Njeri politik. Keni ndërtuar. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni Njeri, dhe Ndërtues”, ka treguar Pacolli t’i ketë thënë Alfano.

Pacolli ka shkruar se numri një i diplomacisë italiane e ka siguruar “për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve”.

Kryediplomati kosovar ka thënë se homologu italian i ka thënë se Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Bashkimin Evropian.