Pacolli godet Kurtin: “Serbia s’ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”

E publikuar: 11/08/2023 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, paralajmëroi se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe.

Pacolli ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se mjafton të analizohet çdo vendim që nga reciprociteti për targa e tutje, që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka humbur e fituar Kosova.

Në fund, ka goditur Kurtin, duke thënë se e kishte lexuar në një portal ndërkombëtar se “”Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”, raporton Express.

“Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”. 😡😡😡 Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.” Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!”, ka shkruar Pacolli