Pacolli: Formulimi i demarkacionit nga Meha dhe grupi i tij, puro politik

E publikuar: 24/11/2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për policat kufitare, Rrahim Pacolli nëpër mjet rrjetit social facebook ka thënë se: “çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën e kam potencuar edhe më herët është një çështje e cila duhet të anulohet një orë e më parë në formën si është artikuluar nga Murat Meha dhe grupi i tij i ndikuar puro politik.”

Lexojeni të plotë reagimin e z.Pacolli:

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën e kam potencuar edhe më herët është një çështje e cila duhet të anulohet një orë e më parë në formën si është artikuluar nga Murat Meha dhe grupi i tij i ndikuar puro politik.
Nëse ju referohemi ish- hartave shkollore (që në këtë rast do të ishte gjëja më e thjeshtë ) aty prona jonë e kahershme, ose vija reale e kufirit Kosovë – Mal i Zi është tejet e qartë. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë punë ku me ngulëm është pretenduar t`i falën këta 9000 hektar tokë një shteti fqinjë pa asnjë kriter demografik, duke i shkel të gjitha parimet bazë apo konsultimet e hartave që janë shtypur pas viti 1974 në ish-Jugosllavi të cilat siç e ceka edhe më lart e definojnë qartë këtë vi kufitare. Në këtë rast edhe ekspertët ndërkombëtar siç i ceki kryeministri sot, nuk do të mund t`a shkelin atë vi kufitare e cila i takonte Kosovës edhe kohën kur e kishte vetëm autonominë në kuadër të Jugosllavisë së at`hershme.