Pacolli e fiton gjyqin kundër gazetës Die Welt – ia merr 250 mijë euro

E publikuar: 19/11/2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka fituar gjyqin kundër gazetës gjermane “Die Welt”, e cila në prill të këtij viti kishte publikuar një artikull për kompaninë e Pacollit.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka njoftuar në lidhje me rrjedhën e ngjarjes.

Postimi i plotë:

A ju kujtohet miqtë e mi, se gazeta gjermane ‘Die Ëelt’ pati publikuar një artikull shpifës për mua dhe kompaninë time në muaj prill të këtij viti (këtë artikull pastaj e ribotuan në Kosovë disa gazeta dhe portale në menyrat e veta, madje me tituj bombastike pa asnjë verifikim të fakteve apo ndonjë të vërtetë në shkrim), duke u bazuar në një “tregim” të njërit nga Likofci i Drenicës.

Merre me mend të dashur miq, një gazetar gjerman (njëfarë Kálnoky) shkon në fshatin Likofc me marrë dëshmi për mua! Atëherë, duke e lexuar artikullin e tij, më shkonte mendja gjithmonë të disa ashtuquajtur gazetarë të kafeneve të Prishtinës.

Sa i përkët ‘Die Welt’, unë e pata denoncuar këtë dhe instanca e parë e gjyqit me dha të drejtë dhe i denoi shpifësit e temave të këtij artikulli me 250 mijë euro. Tani edhe shpifësit e tjerë që promovuan këtë artikull do të gjenden shpejt në bankën e të akuzuarve.