Ramush Haradinaj e ka vizituar për herë të parë Behgjet Pacollin në shtëpinë e tij, njofton Klan Kosova.
Dhe, siç e do rendi dhe zakoni, nuk ka shkuar duarthatë.
Me respekt ndaj traditës patriotike, dhurata e Haradinajt ishte një flamur kombëtar me shqiponjën dykrenare.
Nuk dihet nëse është biseduar edhe për ndonjë koalicion eventual parazgjedhor.



















