Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministri i jashtëm Behxhet Pacolli, ka dënuar fuqishëm sulmin që ndodhi në New york, ku mbetën të vdekur tetë persona të pafajshëm dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën rëndë.
Me këtë rast, Pacolli i shpreh ngushëllimet në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, institucioneve dhe popullit amerikan, duke bashkë-ndarë dhimbjen me familjet e viktimave.
“Kam ndjekur me vëmendje të shtuar situatën në Nju Jork. Një akt tjetër i tmerrshëm në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta Institucioneve dhe popullit amerikan. Kosova, së bashku me shumë shtete të botës ka qenë dhe mbetet një anëtare e palëkundur e Koalicionit Global kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në këto momente të vështira”, ka thënë ai.

















