Rrahim Pacolli që vjen nga radhët e AKR-së është shprehur se zvarritja dhe prolongimi i gjërave, si në drejtësi e ekonomi janë “suksesi” i kësaj klike politike e cila sot pamëshirshëm sundon dhe me çdo kusht donë ta mbajë pozitën e pamerituar.
Ai është shprehur se pamjet e fundit në Kuvendin e Kosovës nuk i kanë bërë nderë askujt, madje as opozitës.
Postimi i plotë i z. Pacollit:
Zvarritja e krimit të kësaj qeverie deri tek frustrimi i qytetarëve të cilët po sa erdhi kjo qeveri në pushtet filluan masovikisht ta braktisin vendin e tyre, duke shitur edhe shtëpitë e tyre, pamje ato të cilat i ngjani ikjeve gjatë kohës së luftës, ishin sinjalet e para që këta njerëz nuk janë dhe as që do të punojnë për të mirën e vendit dhe qytetarit të rraskapitur të Kosovës.
Zvarritja dhe prolongimi i gjërave, si në drejtësi, ekonomi etj. janë “suksesi” i kësaj klike politike e cila sot pamëshirshëm sundon dhe me çdo kusht donë ta mbajë pozitën e pamerituar.
Pamjet së fundmi në Kuvendin e Kosovës nuk i kanë bërë nderë askujt, madje as opozitës, por edhe më i rend është cenimi i pronës që tregoi shteti policor me pamjet e regjimit millosheviqian, madje edhe më i egër ngase regjimi i dikurshëm serbo-madh nuk cenoj asnjëherë autonomitë e selive partiake në këtë rast të LDK-së atë botë.
Vula e tërë kësaj është suspendimi i opozitës nga seancat e Kuvendit të Kosovës. Suspendimi nënkupton mbylljen e gojës së opozitës cenimin e dhe të drejtën e lirisë së shprehjes, e drejt kjo që bota e mirëfilltë demokratike e ka si bazë për ngritjen e një shteti të mirëfilltë në të gjitha aspektet.U bëjë thirrje miqve ndërkombëtar, SHBA-ve, Gjermanisë, Francës… që sa më parë ta përdorin autoritetin e tyre dhe Kosovën ta shpien drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ngase vazhdimi i tillë nuk premton të mira, por vetëm trazira shkatërrime e pse jo edhe eskalim të situatës në gjendje edhe më të rënd se këto që i kemi parë deri më tani. E këto pamje pos që e dëmtojnë Kosovën në aspektin politik, ato po e shkatërrojnë edhe ekonomikisht. Rr.P