Pacolli: BE-ja t’i reagojë Beogradit pas sulmeve në Zubin Potok e Zveçan

E publikuar: 25/09/2021 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmeve që ndodhën këtë të shtunë në Qendrat e Regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan.

Pacolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj Beogradit teksa thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme, njofton Klankosova.tv.

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.